E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist: Si duhet të shpëtohet euro

“Kriza e euros është bërë aq e zymtë, aq kërcënuese dhe aq e pandalshme, saqë edhe bisedat për shpëtimin e euros vetëm shkaktojnë rritje paniku. Investitorët kanë kuptuar se liderët evropianë duket se nuk kanë vullnet të bëjnë çmos lidhur me këtë çështje. Derisa politikanët nuk do te veprojnë shpejt për ta bindur botën se dëshira e tyre për ta ruajtur euron është më e madhe se aftësia e tregjeve për të qenë kundër saj, monedha e përbashkët evropiane ballafaqohet me shkatërrim. Por, nuk është vetëm euroja në rrezik; është edhe ardhmëria e Bashkimit Evropian dhe shëndeti i ekonomisë botërore.” Me tej ne artikull theksohet se procesi i shpëtimit te euros kërkon disa veprime te shpejta. “Së pari duhet bere e qarte se cilat qeveri të Evropës konsiderohen të pasigurta dhe cilat janë të qëndrueshme. E dyta, duhet te forcohen bankat europiane, për të qenë të sigurta se ato mund t’iu qëndrojnë borxheve. E treta - duhet të ndryshohet politika makroekonomike e Eurozonës nga obsesioni i saj për shkurtim të buxhetit tek nje axhende per rritje ekonomike. E fundit do te kërkojë me shume kohe pasi do te ketë te beje me traktate dhe marrëveshje mes shteteve.” Sipas eksperteve, te cituar nga “The economist” zgjedhjet me te rëndësishme dhe decizive jane ne duart e kancelares Merkel dhe Gjermanisë, si ekonomia me e madhe e eurozonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›