Rreziku i sulmeve në Veri të Kosovës, Gjermania dislokon automjete ushtarake të blinduara

Bundestagu gjerman ka dërguar në Kosovë dy automjete të blinduara, të cilat do të ndihmojnë për heqjen e barrikadave, që serbët kanë vënë në rrugë. Po ashtu janë paralajmëruar që në fillim të muajit tetorit, të sillen edhe disa automjete të blinduara të tjera.
Qëllimi i këtyre përforcimeve është që të kontribuohet në përmirësimin e aftësive për të kontrolluar masat, për të qenë të gatshëm për dhunë, apo largimin e barrikadave.
Më herët, mediat kosovare, raportuan se në veri të Mitrovicës janë dëgjuar të shtëna nga armë zjarri. Forcat e sigurisë menjëherë kanë shtuar prezencën e tyre mbi urën kryesore mbi lumen Ibër, ndërkohë që vërehen disa automjete KFOR-it, të cilat kanë kaluar në pjesën veriore nga ana e Suhadollit. Të shtënat janë dëgjuar nga ndërtesat në pjesën veriore të Mitrovicës.
Kërcënimi i serbëve
Mediat kosovare raportojnë se dy maune me nitroglicerinë janë fshehur nga grupet kriminale serbe, në ish-uzinën ushtarake në veri të Mitrovicës. Këto dy maune, të premten janë sjellë nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve alternative.
Grupet kriminale, maunet i kanë marruar nën kontroll dhe i kanë vendosur në ish-bazën ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe aty janë të vendosur edhe mbi 40 serbë të armatosur.
Maunet kanë targa të qytetit të Panqevës, Serbi. Grupet kriminale këtë material tepër të rrezikshëm dhe kanë si synim ta përdorin kundër forcave të KFOR-it si dhe atyre të Policisë së Kosovës, nëse hyjnë në veri të Mitrovicës dhe Kosovës. Uzina ushtarake në Veri ndodhet në Lindej të Lagjes së Boshnjakëve, afër të vendit të quajtur Çeshmellug.