E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Hurt Locker” fiton Oskar në 6 kategori

Filmi “The Hurt Locker” mbizotëroi ceremoninë e 82-vjeçare të Çmimeve Oskar mbrëmë në Hollivud. Ky film fitoi çmimin Oskar në 6 kategori të ndryshme, mes tyre edhe kategorinë më të rëndësishme dhe prestigjioze atë të Filmit më të Mirë të vitit. Filmi The Hurt Locker shënoi gjithashtu herën e parë që një femër fiton çmimin e regjisorit më të mirë, regjisorja Kathrin Bigelou. Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand njoftoi çmimin Oskar për regjisorin më të mirë, duke u shprehur se ka ardhur koha që një grua të fitojë këtë çmim. Duke pranuar çmimin, Kathrin Bigelou e cilësoi fitoren e saj si një moment të jetës. Ajo falënderoi talentet e tjera dhe ekipin realizues, madje ja dedikoi çmimin anëtarëve të ushtrisë që shërbejnë në Irak dhe Afganistan. Bigelou tha se shpreson të jetë e para mes shumë grave që fitojnë çmimin më prestigjioz në Hollivud.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›