Vata: Futbollit shqiptar do t'i kthejme besimin e munguar
Kandidati i trete per president ne FSHF eshte ish-mbrojtesi kuqezi, Rudi Vata. Aktualisht menaxher i futbolli i FIFA-s, si dhe nje prej lojtareve kryesore te dekades se fundit ne ekipin tone kombetar, Vata beson se do te kete mbeshtetje te gjere nga ana e delegateve, gjate zgjedhjeve te dites se sotme. Sipas Vates, futbolli shqiptar i ka humbur besimi dhe ai premton se do te arrije ta ktheje ate ne kohe te shpejte, ne baze te reformave qe do te ndermerren. - "Futbolli shqiptar aktualisht nuk eshte ne nje moment te mire, pasi i ka humbur besimi i gjere te publiku. Mjafton kampionati dhe terrenet sportive, - theksoi Vata-sigurisht ne rast se do te fitoje mandatin e presidentit kam shume pune per te bere, qe te ekipi kombetar, funksionimi i klubeve te futbollit dhe deri tani infrastruktura sportive". Rudi Vata shprehet se presidenti aktual Armando Duka drejton prej 8 viteve FSHF-ne dhe nuk mund te zgjidhet serish, per kete arsye:- "Mendoj se kjo gje eshte nje avantazh per mua ne zgjedhjet e sotme, sepse per tete vjet Duka e ka konsumuar kohen e tij per te drejtuar FSHF-ne. Mendoj se Duka nuk ka se cfare jep me shume, pas tete viteve nen drejtimin e tij, qe futbolli te ece para. Prandaj kam besim se do te kem mbeshtetjen e duhur ne Asamble", - perfundon Rudi Vata. Ne zgjedhjet e zhvilluara rreth kater vjet me pare ishte nje tjeter ish-lojtar kuqezi, i cili kandidoi kunder presidentit aktual, Armando Duka. Ishte mbrojtesi Salvador Kacaj, por ne ato zgjedhje Duka fitoi bindshem. Ne zgjedhjet e sotme, Vata, ne se rast se nuk do te fitoje votat e duhura per t'u zgjedhur presidenti pritet te terhiqet dhe te mbeshtese kandidatin tjeter, presidentin e Tiranes, Refik Haililin. Me nje aleance te tille, Vata dhe Halilin kane si qellim te perbashket, qe te pakten te mos rizgjidhet Armando Duka, si kundershtari i tyre kryesor.