E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Times: “Nabucco” eliminon monopolin e “Gazprom”-it

Sipas “The Times”, ky gazsjellës do të eliminojë monopolin e kompanisë së njohur ruse “Gazprom”. Gazsjellësi i ri është një prej projekteve më ambiciozë të Bashkimit Evropian.
     
Përmes tij nga burimet në Azerbajxhan, në Detin e Qipros dhe në Lindjen e Afërt deri te shfrytëzuesit evropian do të mbarten 31 miliardë metra kub gaz. Gazsjellësi do të kalojë përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë.
     
Tani që Rusia siguron rreth 35 për qind të nevojave evropiane, gazeta londineze shton se më e rëndësishmja me këtë projekt është që "Nabucco" rrethon territorin rus dhe atë ukrainas.
     
''Kjo do të thotë se nuk do të ndodh më që, në mes të dimrit, siç ishte sivjet, Rusia të mbyllë rrjedhën e gazit të vet për banorët e Evropës, pas mosmarrëveshjeve me Ukrainën'', nënvizon gazeta.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›