E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina-Erdoganit: Tërhiq deklaratat për gjenocid

Në dhunën etnike më të rëndë në Xinjiang prej disa dekadash, ujgurët sulmuan kinezët han, grupi etnik dominues në vend, në kryeqytetin rajonal Urumqi më 5 korrik, pasi policia u përpoq të shpërndante një protestë kundër sulmeve fatale ndaj punonjësve ujgurë në një fabrikë në jug të Kinës.

Në një editorial kryesor "Mos ndryshoni faktet", e përditshmja kineze në gjuhën angleze "China Daily" njoftonte se fakti që 137 nga 184 viktimat ishin kinezë han "tregonte qartë për natyrën e ngjarjeve".
Bilanci i të vdekurve përfshinte 46 ujgurë, popullsi me etni turke që janë kryesisht myslimanë por që kanë lidhje gjuhësore dhe kulturore me Azinë Qendrore.

Gazeta i bënte thirrje Erdoganit "të tërheqë mbrapsht deklaratat e tij"... që "janë një ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës".

Më shumë se 1 600 persona mbetën të plagosur dhe më shumë se 1 000 të tjerë u arrestuan nga forcat e policisë kineze.

Përmes një deklarate të transmetuar drejtëpërdrejtë në televizionin NTV javën e kaluar, kryeministri Erdogan deklaroi se incidentet në Kinë përbëjnë gjenocid.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›