E Diel, 1 Nëntor 2026

The Voice of Italy, Elhaida Dani një hap larg gjysmëfinales

ROME – Mbrëmjen e sotme në The Voice of Italy do të ngjiten në skenë 3 konkurrues të grupit të çdo anëtari të jurisë, e nga këta do të shkojnë në gjysmëfinale vetëm 2: një do të shpëtohet nga publiku e një nga profesori i grupit.

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani deri tani ka kaluar me sukses fazat e garës. Falë zërit të saj të bukur ka bërë për vete të gjithë, anëtarët e jurisë e publikun. Që ajo të shkojë në gjysmëfinale, sot kjo varet edhe prej publikut televiziv.

Për Elhaidën mund të votohet vetëm ndërsa janë në skenë konkurrentët e grupit të Cocciantes, ku bën pjesë edhe ajo, dhe jo gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit. Praktikisht, votohet nga çasti kur nis të këndojë i pari nga konkurrentët gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, deri kur përfundon performanca e të fundit të grupit.

Duke uruar që Elhaida të jetë një ndër 8 gjysmëfinalistët e ardhshëm, kujtojmë që emisioni i sotëm nis në orën 21:05 në RAI2.

12 këngëtarët akoma në garë:
Skuadra Cocciante: Elhaida Dani; Mattia Lever e Lorenzo Campani.
Skuadra Carrà: Veronica De Simone; Emanuele Lucas e Manuel Foresta.
Skuadra Noemi: Giuseppe Scianna; Diana Ëinter e Silvia Capasso.
Skuadra Pelù: Francesco Guasti; Cristina Balestriere e Timothy Cavicchini.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›