E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vrase tre vellezerit Kurnekaj arrestohet Albert Murataj

Policia e Tiranës arrestoi Albert Kurnekaj, i dyshuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj tre vellëzerve Kurnekaj pasditën e 29 dhjetorit në lagjen Babrru të kryeqytetit.
Si pasoj e këtij atentati, ka mbetur i plagosur njëri prej vëllezërve Kurnekaj, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale ka arritur t’i mbijetoj plagëve.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit Murataj është bërë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.
Shkak i këtij konflikti, mësohet se ka qenë prishja e krushqisë mes familjes Murataj dhe Kurnekaj.
Divorci i motrës së Albert Muratajt, e cila ka qenë e martuar me njërin prej vëllezërve Kurnekaj, ka qenë arsyeja që I dyshuari ka shkrepur armën në drejtim të vëllerërve Kurnekaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›