E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theatron versus Television

Nji sprove hakmarrje

Ditet e fundit Teatri i sapoformuem Kombtar i Komedise filloi jeten e vet me vumjen ne skene te nji pjese te Stefan Capalikut te cilen vertet acircsht e veshtire me e klasifikue mbrenda gjinive dhe zakoneve tona emertuese rutine. Simbas nji tradite qe fillon ne dramaturgjine europiane te vjeteve 60 e gjithe kjo lande fillon te quhet komedi dhe mandej simbas preferencave autoriale gjindet gjithnji nji epitet piperoses qe i shtohet prej mbrapa fjales komedi. Capaliku per shembull e ka quejte komedi e pergjakshme ne permbledhjen e tij me kater pjese botue me 2010. Autori yne ka guxue disa here dhe i ka shtue fjalen tragjike tue krijue kshtu nji antinomi ose nji oksimoron. Thjesht kjo ka pase per qellim me nenvizue ate mori absurdesh e paradoksesh qe persekutojne mendjen e nji autori qe vepron ne kete fushe por sidomos nji lloj vetironie qe kerkon te justifikoje njeriun qe merret me kete pune para te gjithe shoqnise qe ende po ngurron me marre vesht pse ka ende ksi budallejsh qe teatri i lbyr me nji drite te padukshme e me nji joshje te pakundershtueshme.

Dhe kshtu ndodhi qe ne sallen e zeze ne literalitet te teatrit kombtar te komedise te perurohej si e tille me nji komedi te zeze te Stefan Capapalikut ndash autor tashma i njoftun sa per trokitjet e forta ne dyert e teatrit eksperimental nder ne sa edhe per shqetsimin qe ka ngjalle rreth kualiteteve te prumjes se tij aspak klasike por vetem novatore e mefistofelikisht intriguese.

Mund te themi se dramaturgjia e tij macirc e fundit ka hjedhe spirancen e vet mu ne zemer te aktualiteteve shqiptare ku ambiciet e politikes e me sa duket edhe vete rruget e detyrueshme te zhvillimit e kane tejnxehe shoqnine shqiptare tue e bacirc ate me vibrue simbas nji levizje kaotike e browniane. Kalimi i ksaj shoqnie prej nji mpimjeje klinike ne nji hiperkinetizem frenetik kane prishe mbrenda saj shum dhunshem ekuilibra e rutina zakone e virtyte. Shoqnia shqiptare dhe specimeni i ri i saj kane thye cdo norme dhe lakmia e fitimit acircsht kthye ne moralin e ri dhe ne fene macirc te re te shqiptareve. Shqiptaret po perjetojne krizen e madhe antihamletiane simbas devizes te kesh a te mos kesh.

Komedia XXL TV e Capalikut kthehet kete here mbi nji terren te kulluet estetik por e vetdishme per sensibilitetin e pakte te ksaj fushe ne boten po aq te turbullt te spektatoreve e ka mbushe komedine e vet me nji aksion ku humori i zi shkartiset dendun me te qeshunen qe buron prej rrethanash komike me strukture barcolete.

Kur e pata lexue se pari bile me qellimin e sakte te nji parathanie librin me 4 drama te ktilla te S. Capalikut pata mbete disi skeptik me dramen e fundit ndash pra me kete te ksaj shfaqje ndash sepse ajo me qe duke nji pjese teatrore shum poroze me shum pak letersi mbrende e krejt e tejdukshme. Mungesa e elementeve tradicionale ne tecirc si tema subjekti karakteret fabula etj. ishin me kaq pikatore sa mu duk se autori kishte shperla enet e tri te tjerave dhe me ate lang kishte sajue te katerten pra XXL e famshem qe i takoi me qene edhe nistarja pagzuese e Teatrit Kombtar te Komedise.

Nga kjo pikepamje shfaqja ne fjale ishte nji korrigjim i shndetshem i idese sime te vorfen per pjesen e shkrueme ne permbledhjen macirc te fundit te Capalikut ku une kisha vucirc dore me nji parathanie. E reja e madhe strukturore e ksaj pjese ishte se autori e kishte perdore tekstin dramaturgjik kryesisht si nji pretekst teatror pra ku regjisura dhe aksesoret e krijimit teatror do te kishin sa macirc pak harac per ti pague dramaturgjise dhe se me aq pak tekst letrar dhe me aq pak angazhim dramatik te atij teksti teatri bacirchej zot i plote e i dukshem i variantit interpretues. E shtrime ashtu ne fletet e nji libri me dramaturgji origjinale kjo pjese perceptohej vetem si nji rrjete me syza te mdha kurse e ngritun ne shfaqje ajo rrjet rrinte vertikalisht e mbushun ne te gjitha syzat e veta me peshq te te gjitha madhsive pra me gjetje e mbushje te bollshme regjisoriale e aktoriale te cilat une ndonjihere edhe i kam gjete sapak pleonastike ose permbi masen.

Regjia e Naum Shundit ne bashkepunim me drameshkruesin S.Capaliku ka munde me ngrite nji shfaqje intensive dhe fryme-marrese ne kuptimin jo qe merr fryme por qe te merr frymen. Ka nji rrokullisje variacionale situatash qe gati gjithnji nuk te len me prite. Shpalosen situata njena mbas tjetres te cungueme te egra te dhunshme zhgenjyese dhe progresive. Ritmi sa fashitet per nji paranteze skenike sidomos ne rrethanat kur teatri ky perbindesh i patrandshem rran prej te gjitha vrimave te nji studioje TV per te vendose ligjin e pushtetin e vet sovran e imperial prej esence humaniteti dhe estetizmi te kulluet.

Ndihet nji liri regjisoriale per ti dhane aktoreve kollajsine e krijimit individual mbrenda nji te tane te spjegueme prej regjise dhe te aprovueme prej aktoreve.

Sic e thashe edhe macirc siper teksti dramatik acircsht nji skice e lehte per shfaqjen efektive. Aty levizin kaotikisht dhe frenetikisht personazhe te shtyme ne nji drejtim e nen nji drejtim. Ata personazhe nuk mbrrijne me qene karaktere por copat e nji puzzle-i qe vetem se bashku mund te integrohen dhe te na japin karakterin e nji epoke. Kshtuqe aktoret kane qene kete here para nji sfide te re e te panjoftun gjanesisht. Ata duhet te zhvilloheshin mbrenda nji zone personale shum te ngushte dhe gjithnji ne harmoni me entitetin e personazheve te tjera te cilet si te tille nuk kane ate autonomine e personazhit klasik qe korracohet mbrenda karakterit krijim ky letrar e jashtateatror. Ne kete pikepamje me vjen te rrezikoj dhe ta krahasoj lojen e ksaj shfaqje me nji ndeshje futbolli ku te gjithe jane ne funksion te te gjitheve dhe fitorja ose humbja nuk acircsht as merite as faj i njenit por i te gjitheve.

Veprimi skenik ndodh para sve tane me nji imediatsi rrenqethese. Gjithcka na duket se gatuhet aty si puna e gjelleve te Zonjes Fedra. Raporti i spektartoreve reale me skenen acircsht i nji vecantie te shenueshme. Spektatoret jane vertet spektatore dhe aktoret shfaqin edhe per kta spektatore. Kemi si te themi nji shfaqje ne shfaqje. Ket sistem Capaliku e ka perdore me mjaft sukses edhe pse kjo i ka sjelle teatrit te tij nji lloj vonese ne te kuptuem. Sistemi prej matrioshkash ku situatat skenike zberthehen njena mbas tjetres si rezultat i heqjes se levozhges macirc te madhe per te zbulue nji situate macirc te imet e cila edhe ajo nga ana e saj zberthehet per te zbulue nji tjeter macirc te imet e kshtu me radhe.

Ndoshta per shkak te nji reaksioni te vrullshem ndaj nji letersie e nji arti me baze letersine qe ishte kaq i ndrojtun ndaj aktualitetit teatri i Capalikut ndash madje edhe pjesa e tij e regjisures ndash na duket se priret tek kthimi me cdo kusht te nji hiperaktualitet te nji atyperatyshmeni derrmuese kam parassh faktin e shtesave skenike te jo pak batutave tekstore kur Sokrati recepcionist permend teatrin e komedise si dhe autorin e pjeses si dhe regjisorin me ndonji ngacmim qesendises ose edhe dashakeqes.

Ky televizion provincial ose metropolitan me vend por provincial me kualitet acircsht thjesht nji biznes i eger fitimi i cili ka mbledhe rreth vetes me cilsine e nepunesve njerz me formime profesionale nga ma te laryshmet oficere kufini ne lirim qe kryejne punen e operatorit dhe cmos tjeter pronare qe grimojne dhe bacircjne edhe regjine kuzhiniere qe travestohen ne fallxhesha aktore me lemze qe punojne ne recepsion etj. Pra nuk ka si me qene ndryshe kulla e Babelit. Ky televizion babelik drejtohet prej nji pronarje qe ka vetem intuiten e fititmit dhe te mashtrimit si mnyre per te arrite te fitimi.

Olta Daku kjo aktore me temperament e levizje te vrullta e perdor zanin e saj si kamxhik per te koordinue punet ne progaramacionit te TV e saj. Ajo acircsht e patundshme e papermbysshme. Vrapon si nji stratege e mire nga njeni cep i skenes ne tjetrin ban gjeste te mdha dhe leshohet yrysh mbi ngurruesit dhe te ngathtit qe manifestojne ndonji skrupull para propozimeve te saj. Kjo kuceder e televizionit qe duket haptaz se po e mson zanatin aty para sve tane na e sugjeron macircsemiri dhunen verbale dhe perpunimin e pahirte te opinionit. Ajo rri aty si vrasese e cdo shfaqje njerzore permes ekranit. Ai personazh asnjihere nuk i sillet publikut si ne teater. Ajo acircsht krijesa e televizionit dhe kontra e madhe e pjeses ka ate si njenen prej kufizave te saj. Por Daku ka edhe nji rol tjeter ate te doktoreshes te cilin e luen me sikur tamam si ne leksionet e mjeshtrise se aktorit. Mendojme se kalimi nga njeni rol ne tjetrin nuk e ka nenvizue at kontrast qe vete fryma e drames do ta kishte lype pra njifare dyftyrsie te skajshme ku prej teatrit ne ate televizion vetem hipokrizia acircsht huazue si aktrim e mandej edhe si amoralitet.

Mendojme se Bujar Asqeriu ka krijue nji figure te paharrueshme. Paksa ekzuberante ne te vertete Asqeriu ka marre pergjegjsine e mishnimit te nji tipi social shum te rendomte nder ne te trashamanit qe bacirchet figure publike ne saje te fuqise se tij fizike. Ky balosh qe futet kudo si fandi spathi ne te gjitha palat e programit televizim sjell me vete kritiken derrmuese te asaj qe une e kam quejte diku ne nji shkrim timin si majdanozologji. Pra analistin showman-in qe perzihet ne te gjitha dhe merr vesht me kompetence ne te gjitha. Ne nji kohe kur televizionet tona jane te mbushuna me majdanozologe ndash sidomos te profilizimit politik - na vjen nder mend nji personazh i prallave te vllazenve Grimm qe quhet doktor Allwissend qe do te thote doktor Dinshumi. Asqeriu ka dhane figuren e nji babaxhani pa te keq por qe hapet si voji ne lakna i dehun nga nji spirale lavdie qe e zgerlaq para sve tane si i pagdhendun vulgar por guximtar e me kuraje. Finalja e shfaqjes na duket se na thote se po te kishte televizioni XXL njerz te faktures te zotit Menelau ai televizion nuk do te deshtonte. Bujar Asqeriu ka krijue nji figure komike dhe tragjike njiheri. Naiviteti dhe gudulisja e tij prej mikrofonit tregon se ai si njeri acircsht ende gjalle por mungesa e formimit dhe mbetja ne margjinat e shoqnise e ka percaktue skarcitetin e tij ne jete. Me zanin e tij prej basi dhe vringllimat e tij ai ka imitue metamorfozat e larmishme te nji majmuni te madh qe mbrenda kafazit te sugjeruem prej skenografise na sjell zbavitje dhe dhimbje njerzore te kulluet. Interpretimi i gjane dhe i pakrasitun ka qene me sa duket nji zgjedhje e tij per ti dhane rolit shum energji dhe spikame. Mendojme se ia ka mbrrite mire edhe per faktin se ne jete i gjejme kta lloj tipash vershyes dhe te pakrasitshem.

Sokrati i luejtun seriozisht dhe me adrese prej Mehdi Malkes plotesohet edhe prej roleve te dyta qe atij i ka dhane televizioni. Flegmatik dhe zacirculet ai acircsht pjese e mashtrimit te nji televizioni fodull qe ne devizen e vet bombastike te emnit ndash Televizioni XXL ndash shpall parimin e vet te kamuflimit te kompleksit te inferioritetit. Rruga e imponimit ne tregun e mediave me ane emnash kumbues e bombastike nuk mbetet i vetmuem si privilegj i emnit te ktij televizioni. Capaliku e ka catise teksin e tij me bombasticitete te tjera qe e amplifikojne efektin e paraqitjes se sasise si cilsi e kulluet. Emnat e vete personazheve qe lakohen papushim ne gojen e aktoreve si Menelao Izmena Penelopa Sokrati Aristotel Fedra Edipi etj. jane kontrapunkti ironik e ironizues i nji grushti qeniesh qe sillen neper skene me emna te lavdishem prej dramaturgjise se perbotshme. Mendojme se Mehdi Malkaj na ka ngazllye macirc teper me zanin e tij sepulkral kur shtiret si teleshikues sesa me rolin e tij kryesor ne ate televizion.

Fedra e aktores se re Marsela Lena acircsht nji arritje per tu shenue. Ajo flet dhe komportohet plot epsh gastronomik dhe vetesarkastikohet ne zellin e madh qe buron nga gzimi i pasjes ose i gjetjes se nji pune. Loja e saj me gjestet entuziaste dhe fjalet e rrumbullakosuna ndash a thue se po nxjerr pasta nga goja e saj ndash alternohet ne lojen e televizionit XXL edhe me ndonji rol tjeter dhe pikerisht ate te astrologes. I foluni i saj pastoz i lshon vendin nji ligjerimi tjeter atij profetik dhe prej fallxhoreje. Goja e saj e zhdervjellert dhe reklamuese e gjelleve qe vete pergatit ne rolin e dyte kontraktohet zani i saj merr ndonji ton mistik dhe fatal. Nofulla i kontraktohet dhe ajo ka realizue plotsisht nji vetje te dyte krejt te panjoftshme me te paren thue se nuk mjaftonte paruka e arte qe i ka hjedhe kokes. Por mund ta quejme edhe nji personazh te trete kur ajo spjegon gatimin e strudelit me revole te dretueme ne ftyre nga nji bandit qe ka pushtue sallen e transmetimeve.

Aktorja Flaura Kureta i ka shfrytzue mire vetite e saj fizike per te mishnue gjalle nji spikere televizioni. Ne entuziazmin e nji ndermarrjeje qe te tjeret do tia shofin hajrin ajo angazhohet me entuziazem prej kokete dhe mendjelehte e ha me dhambe kameren dhe sadopak vetepromovohet permes vales televizive. Lehtesia e angazhimit te saj e ka kthye ne nji robot te bukur qe mekanikisht vepron dhe futet ne rol me nji profesionalizem habites. Flirti me Menelaon dhe skena komike e gudulisjes sapo fillojne me na nxjerre parassh te ajo nji personazh tjeter i cili mjerisht mbetet i pashfaqun dhe i pazhvilluem.

Mjaft bindes dhe mbrenda konceptimit komik acircsht edhe figura qe na ka sjelle i riu Roland Saro. Loja e tij e shkathet dhe perkuljet e yrysheve te tij hakmarrese ose protestuese jane shum komunikuese dhe flasin ndoshta per tipin macirc te rendomte qe mund te gjindet ne gjiun e shoqnise shqiptare kacagjelin fjalamadh e punepak. I shfrytzuem deri ne palce i lodhun dhe i diskriminuem prej kolegeve dhe parise se televizionit ai masturbon me andrren e tij te perjetshme per te marre njihere nji revansh. As back-ground-i i tij si oficer as specialiteti i tij si roje ne kufi nuk i vlejne atij per te qene ai njeri qe ai do te deshironte me qene. Frikacak e servil hipokrit e mendjemadh ai perserit veten e tij te thelle pothuejse ne te gjitha rrethanat. Plastika e zotnueme mire prej ikesi dhe retorika heroike jane elementet mbi te cilen ai e ka ndertue rolin e vet.

Kurse Lulzim Zeqja edhe pse ne njifare mnyre epizodik na bindi me lojen e vet agresive te ndertueme mbi vertikalet e nji skenografie qe imitonte nemos burgun me siguri kafazin mbrenda te cilit mund te gjallojne punonjesit e nji televizioni privat. I komportuem edhe ky si njilloj majmuni kur kacavaret neper hekurat e kafazit na duket se na thote se aty nji bote majmunesh antropoide acircsht gati vetem me imitue por jo me krijue.

Ajo me te cilen une deshta me e mbylle ket shkrim mbi shfaqjen XXl TV ishte ideja e rreshqitjes se ktij surrogati teatror qe asht TV ne teater te vertete. Mbase autori i tekstit dhe autoret e ngritjes se shfaqjes besojne sinqerisht ne nji transhendence te teatrit ne nji metafizike me reminishenca aristotelike te artit dramatik. Simbas ksaj ideje arti dramatik mund ti jape hua ose mund ti vidhen hua mnyrat e metodat e tij te aktrimit qe ne njifare mnyre jane mashtrim por ekskluzivitetin e humanes dhe te shprehjes se saj ne cfardo mnyre qe ajo shfaqet e ka vetem teatri. Mbas gjithe asaj zallamahi e katrahure prej cirku me kuaj e kamxhike qe vringllihen personazhet gjejne rastin te shplodhen tue u kthye te esenca e tyne. Skena me Menelaon qe i rrfehet Izmenes per pasionin e vet te bleterritjes ose per ikjen e se dashunes apo edhe Fedra kur mbledh e zhgenjyeme enet qe i kishte prej shtepije ose edhe macirc kjarte kur therret Edipin qe te haje vezet e skuquna ne nji skene boshe e te shurdhet jane per mue castet e deshirueme prej autoreve te shfaqjes per te shenue rreshqitjen mistike aristoteliane te nji arti kic e skarso ne prehnin e gjane te babes se madh te jetes urbane te njerzimit teatrit. I paqti teater pranon te plackitet sepse e di se nji force metafizike ajo e njerzores do tia marre hakun me pa tjeter. Per spektatorin e vemendshem sprova hakmarrese e teatrit duhet te dallohet si e konsumueme disi. Skenografia minimaliste ka luejte rolin e vet te mrekullueshem ne clirimin e plote te qendrave te vemendjes mbi aksionin dhe personazhet. Kostumet me ngjyrat e ndezta na kane sugjerue fort atmosferen prej cirku. Gjithcka ne funksion te groteskut e komikes me vjegce.

Shkrimtari Fatos Kongoli vleresohet ne Kosove me cmimin letrar Rexhai Surroi per romanin Iluzione ne sirtar dhene nga grupi botues Koha ditore. Me poshte eshte fjala e Kongolit ne mungese te prezences ne marrjen e cmimit lexuar ne ceremonine qe u zhvillua ne kete rast

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›