E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperblimi i fundvitit poliklinikat nje page per 9 350 punonjes

Nga ky fond perfitojne rreth 9 350 punonjes te QSH-se nga te cilet rreth 2 000 mjeke familjeje te pergjithshem dhe specialiste 6 600 infermiere dhe 750 punonjes te tjere sanitare shofere ekonomiste

Kete fundvit 9 350 punonjes te qendrave shendetesore perfitojne deri ne nje page shperblim. Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shendetesore Elvana Hana deklaroi se shperblimi do te shperndahet brenda dhjetorit ne 2 000 mjeke familjeje te pergjithshem dhe specialiste 6 600 infermiere dhe 750 punonjes te tjere sanitare shofere ekonomiste. Hana tha gjithashtu se Keshilli Administrativ i ISKSH-se ka miratuar kontratat e reja me Qendrat Shendetesore per vitin 2012.

Bonusi

Mbeshtetur ne realizimin e pritshem te treguesve per vitin 2011 rezulton se 416 qendrat shendetesore te kujdesit shendetesor paresor te perfitojne edhe deri ne nje pagese tjeter kundrejt realizimit te treguesve te performances dhe cilesise. Numri i planifikuar i vizitave nga mjeket e pergjithshem e te familjes ne shkalle republike eshte realizuar ne masen 90 ndersa treguesi i cilesise apo bonusi eshte realizuar rreth 50 . Referuar te dhenave rezulton se treguesi i performances eshte realizuar ne nivele mbi 80 nga 307 qendra shendetesore. Ndersa treguesit e bonusit jane realizuar mbi 50 nga mbi 168 QSH. Sipas rajoneve rezulton se perfitojne me shume pagese shtese punonjesit e rajoneve te Beratit Dibres Durresit Fierit Korces Vlores Tiranes te cilat kane realizuar me mire edhe treguesit e cilesise se performances. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar qendrat shendetesore si rezultat i rritjes se numrit te vizitave kane arritur te terheqin rreth 70 milione leke me shume ndersa si rezultat i plotesimit te indikatoreve te bonusit kane terhequr 158 milione leke me shume. Per 6-mujorin e dyte te ketij viti parashikohet te shperndahen rreth 310 milione leke.

Kontrata

Vemendja me e madhe ne kontratat me Qendrat Shendetesore per vitin 2012 iu kushtua elementeve qe ndikojne ne konsolidimin e menaxhimit te qendres shendetesore si nje entitet publik pergjegjes per sherbimin ndaj popullates qe eshte regjistruar prane qendres shendetesore. Keshtu menaxhimi i regjistrit elektronik te pacienteve qe tashme eshte nje realitet ne qendrat shendetesore do te jete pergjegjesi e qendres e cila do te perditesoje te dhenat e pacienteve. Gjithashtu procesi i transferimit te pacienteve nga nje mjek te nje tjeter ose nga nje qender shendetesore ne nje tjeter do te jete me i thjeshte per pacientet me qellim pergjigjen ne kohe ndaj ankesave dhe problemeve te pacienteve qe depozitohen ne kutine e ankesave qe eshte e pranishme ne cdo qender eshte vendosur si detyrim qe kutia te hapet nje here ne jave. Nje nga qellimet kryesore te ISKSH-se qe ne krye te heres se reformes ne paresor ka qene motivimi i personelit shendetesor per nje sherbim sa me cilesor ndaj pacienteve. Ky motivim eshte kryer nepermjet rritjes se pagave dhe vendosjes se financimit te qendres shendetesore bazuar ne realizimin e indikatoreve te ndryshem bonusi per performance dhe cilesi. Keshtu reforma ne sherbimin shendetesor paresor e nisur ne vitin 2007 po jep frytet e saj edhe sa i takon pageses se personelit mjekesor i cili per te pestin vit radhazi shperblehet ne baze te punes se kryer dhe cilesise se sherbimit qe u ofron pacienteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›