E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellim bashkepunimi me policise e Kosoves

Ne qender te ketij takimi te zhvilluar ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Kosoves ishte forcimi i metejshem i bashkepunimit dhe koordinimit ndermjet strukturave te Policise se Shqiperise dhe te Kosoves me qellim goditjen e te gjitha formave te krimit dhe ne vecanti luften kunder krimit te organizuar.

Gjate bisedes dy kryepolicet bene nje ekspoze te reformave strukturore dhe metodologjise se re te punes te vene ne zbatim ne policite respektive si dhe te arritjeve te sherbimeve policore ne luften kunder krimit. Drejtuesit e larte policore ne menyre te vecante vleresuan trajnimet e perbashketa policore ndermjet Policise se Shqiperise dhe asaj te Kosoves si dhe bashkepunimin e angazhimin ne luften kunder krimit te organizuar e krimit nderkufitar.

Gjithashtu Burgaj mori pjese ne ceremonine e perfundimit te Kursit te Pare Nderkombetar per Personelin dhe Komanden Policore organizuar nga Qendra Universitare Northwestern per Sigurine Publike mbeshtetur nga Programi ICITAP Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane ne Prishtine.

Gjate kesaj ceremonie te zhvilluar ne Vushtrri krahas zyrtareve te policise se Kosoves u diplomuan edhe Zyrtare te Policise Shqiptare te cilet gjate ketij kursi paten mundesi te thellojne njohurite e tyre ne drejtim te menaxhimit te projekteve pergatitjes se buxhetit menaxhimit te trafikut shperndarjes se resurseve si dhe komunikimit brenda organizates.

2010-11-19 1359

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›