E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Thellohet numri i viktimave nga tërmeti, mbi 7 mijë të vdekur dhe më shumë se 35 mijë të plagosur në Turqi dhe Siri

Vijontë rritet numri i viktimave nga  tërmeti fatal që goditi mëngjesin e së hënës (6 shkurt) kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 7266, numrin e të plagosurve në  30,474, e numrin e ndërtesave të shëmbura në 11,342.

Sakaq, dhjetëra pasgoditje të fuqishme kanë tronditur Turqinë Jugore dhe Sirinë veriore këtë të martë (7 shkurt), ndërsa numri i lëkundjeve në total ka shkuar në qindra. Por teksa qindra persona gjenden ende nën rrënoja, kushtet e vështira, temperaturat e ngrira dhe rrugët e dëmtuara pengojnë përpjekjet e shpëtimit. Shkalla e shkatërrimit nga lëkundjet 7.8 ballë vazhdoi të shpaloset, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se numri i viktimave mund të kalonte 20,000.

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay , tha se 5,434  njerëz ishin vrarë nga tërmeti, dhe mbi 20,534 të tjerë ishin plagosur. Numri i vdekjeve të konfirmuara në anën siriane të kufirit u rrit në 1,832, duke e çuar numrin e vdekjeve në të dy vendet në 6,326. Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive tha se kishte 11,342 raporte për ndërtesa të shembura, nga të cilat 5,775 ishin konfirmuar.

Njerëzit në qytetet e largëta në Turqinë jugore përshkruan se si përpjekjet e ndihmave u shtrinë deri në pikën e thyer, mes shkatërrimit mbi një rajon kufitar që përfshin pothuajse 650 milje.

Në Sirinë veriore të kontrolluar nga rebelët, punëtorët vullnetarë të shpëtimit thanë se atyre u mungonin disa nga karburantet më elementare dhe dispozitat e tjera të nevojshme për të tërhequr ata që janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›