E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet papunesia ne Eurozone

Papunësia në vendet e monedhës europiane ka arritur në muajin janar nivelin më të lartë që nga krijimi i saj. Sipas Eurostat, 11,9% e forcës active ka mbetur e pa punë në Eurozonë në muajin e parë të këtij viti. Ndikimin kryesor në këtë përkeqësim e ka dhënë një rritje surprizë e normës së papunësisë në Itali në nivelin e 11,7%. Shifra e muajit të fundit ishte më e larta që nga viti 1992, raporton zyra e statistikave italiane. Po kështu edhe prodhimi në Eurozonë ka rënë me 0,6% në tremujorin e katërt të 2012-ës. Manifaktura ka qenë sektori që ka ndihmuar eurozonën të dalë nga recesioni, por të dhënat e e fundit tregojnë se aktiviteti në Francë, ekonomia e dytë më e madhe në Eurozonë është tkurrur për 12 muaj në radhë e ndjekur nga goditja e këtij sektori edhe në Itali e Spanjë. Një vëzhgim i aktivitetit prodhues në vendet e euros sugjeron se recesioni do të vazhdojë të paktën edhe në tremujorin e parë të këtij viti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›