Bregu nga Korca akuza Rames per taksen progresive
Nga Korça ,ku ka marrë pjesë në një takim me gratë demokrate, ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka akuzuar kreun e PS, se po u paraqet shqiptarëve si alternativën e zhvillimit, atë të taksës progresive ,e cila sipas saj, është taksa më e dështuar në botë dhe që synon ta kthejë vendin pas, në kohën e Robin Hudit. Ajo që sot Ps e quan Rilindje ,vazhdoi Bregu ,nuk është asgjë më shumë se sa përpjekja për të rikthyer komunizmin, që kjo forcë politike e ka në gjak.
Ministrja Bregu, duke i ftuar gratë që të vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes politike dhe jo vetëm ,ka theksuar se PD është e vetmja forcë politike ,që ka respektuar ligjin për barazinë gjinore,ndërkohë që partitë e tjera ose nuk e kanë respektuar ose e bëjnë thjesht për propagandë elektorale. Në ndryshim nga PD, vijoi Bregu, lideri socialist Rama, nuk bën gjë tjetër, veçse sulmon gratë. Është Rama ai që sot u premton grave mundësi për punësim, ndërsa ka qenë po Rama ai që dy vjet më parë nisi fushatën me sulme ndaj tyre, duke ju shmangur në këtë mënyrë debatit me burrat. Sipas konstatimit të Bregut ,Rama nuk do të bëhet kurrë shtetar,sepse ai urren vendin e tij.
Ministrja e integrimit ka vlerësuar arritjet e maxhorancës në këto 8 vite qeverisje, duke kërkuar angazhimin e të gjitha grave, për të vazhduar ndryshimin e nisur dhe për të kontribuar, që jeta e çdo shqiptari të bëhet më e mirë.