E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet skandali në Vatikan

Hetimi i hapur në Vatikan për çështjen e dokumenteve sekrete të dala nga Selia e Shenjtë e të publikuara në mediat botërore, ka çuar në atë që mendohet të jetë burimi i këtyre dokumenteve, ndihmësi personal Papa Benedictit XVI.

Mediat italiane njoftuan se hetimi mbi çështjen e quajtur “Vatileaks” ka çuar drejt e në dhomat e apartamentit të Papës. Paolo Gabriele, është emri i personit të arrestuar nga autoritetet e qytetit shtet, qendër e Selisë së Shenjtë.

Paolo Gabriele, 46 vjeç baba i tre fëmijëve nga Roma është një ndër personat më të afërt të Papa Benedictit, bashkë me sekretarin e tij personal, në fakt është njeriu i cili i përgatit ushqimin, dhomën e gjumit apo çdo shërbim tjetër personal. Gabriele është ndaluar nga xhandarmeria e Vatikanit për mbajtje dhe përvetësim të materialit të rezervuar, më vonë ai është marrë në pyetje dhe është vënë nën arrest.

Sipas hetuesve ka qenë pikërisht shërbëtori i Papës ai i cili pasi ka vjedhur materiale e dokumente të rezervuara, apo personale të Papës, ja ka kaluar ato dikujt tjetër duke i nxjerrë nga Vatikani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›