Themeli: Rritja ekonomike është përkthyer në rritje të punësimit dhe pagave

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, tha se “ekonomia shqiptare po ndjek trendin e rritjes së qëndrueshme dhe projeksionet për vitin 2025 janë që ajo të rritet në intervalet 3,5% deri 4 %”.
Gjatë një interviste televizive, Themeli vuri në dukje se, “përgjatë tremujorëve të parë të vitit 2024, rritja ekonomike ka qenë në nivelin 4 % dhe treguesit indirekt sugjerojnë që edhe 3-mujori i katërt do të jetë në nivele të krahasueshme. Ndërsa inflacioni është në nivel të ulët dhe të stabilizuar”.
“Rritja ekonomike është përkthyer në rritje të punësimit dhe pagave”, deklaroi Themeli.
Sipas tij, rritja e konsumit të familjeve shqiptare dhe trendi pozitiv i investimeve totale, janë faktorë që mbështesin rritjen ekonomike.
Themeli vuri në dukje se, “në vitin 2025, BSH-ja parashikon që rritja ekonomike të manifestohet në drejtim të rritjes së sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit ndërkohë që për industrinë dhe bujqësinë projeksionet janë për një rritje më të moderuar”.
Ai theksoi se, forcimi i lekun në raport me euron, ka pasur ndikim në uljen e boxhit publik në nivelin 54%. Një rënie me 10 pikë përqindje në dy vitet e fundit ku 5% deri 10% e uljes i dedikohet kursit të këmbimit. Krahas treguesve të tjerë që janë politika monetare, rritja e bazës ekonomike që zgjeron hapësirën paguese të ekonomisë.
Ndër të tjera Themeli u shpreh se, kreditimi gjatë 2024-ës ka shfaqur ecuri pozitive me një rritje 16% apo portofol 100 miliardë lekë në 12 muaj që përbën një nga flukset më të larta se deficiti buxhetor apo e niveli i remitancave.
BSH ka në fokus nxitjen e kreditimit të SME-ve, tha ai.
Themeli tha se “biznesi i vogël gjeneron 80% të vlerës së shtuar në ekonominë shqiptare. Niveli i kreditimit të tyre në raport ne kreditimin është 4 herë më i ulët në raport me bizneset dhe korporatat.
BSH ndjek një kur të lirë stabiliteti të lekut në raport me monedhat e huaja.
Sipas tij, për sa kohe ekonomia rrit produktivitetin, rrit bazën e eksporteve, përmirëson raportin e hyrje daljeve të valutës automatikisht është premisë për forcim të kursit.
“Në përgjigje të kësaj, ne kemi ndjekur një raport të relaksuar. BSH gjatë 2024 ka rritur prezencën e saj në tregun valutor. Në 9-mujorin 2024, ndërhyrjet kanë qenë 3 herë më të larta se në 2023 , për t’i mundësuar tregjeve valutore, një kohë reflektimi në raport me shpejtësinë e forcimit të këmbimit”, tha Themeli.
“Përfshirja në SEPA do të ndikojë në zhvillimin financiar dhe ekonomik të Shqipërisë, duke kontribuar në integrimin e saj të mëtejshëm me tregun e BE-së”, tha ai. /j.p/