E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te rinjte e Prizrenit kunder Albana Vokshit

PRISHTINE-Nje grup te rinjsh nga Prizreni kane shperndare fletushka ne mbeshtetje per policet e pezulluar pas incidentit me deputeten e Shqiperise Albana Vokshi. Sipas te perditshmes kosovare Express ata kerkojne kthimin e policeve ne pune. Nese kjo nuk ndodh te rinjte prizrenas paralajmerojne protesta.

Sipas te perditshmes mbremjen e se henes 1 mije e 400 fletushka u shperndane kudo neper Prizren. Ato u vendosen kudo. Neper dyer te shtepive hyrje te banesave dhe makina te qytetareve te Prizrenit.Nese eshte krim ta mbrojme ligjin atehere te gjithe jemi kriminele eshte motoja e kesaj mbeshtetjeje qe te rinjte prizrenas po u japin policeve te suspenduar. Kjo parulle eshte hijezuar me ngjyrat kuq dhe zi por me te zbehta se zakonisht. Kjo sipas nje te riu nga ky qytet eshte bere me qellim qe tu behet e qarte qytetareve se deputetja Vokshi me sjelljen e saj ne kufi i ka zbehur keto ngjyra.

Shqiptaret e Kosoves i duan me shpirt ato ngjyra ne kemi dashur qe mos ti theksojme ngjyren kuq e zi sepse me rastin e fundit jane zbehur thote i riu nga Prizreni. Ne fletushke eshte cituar edhe deklarata e Albana Vokshit me ane te se ciles ajo ka fyer policin kufitar Bujar Shala duke i thene ti je kafshe.

Ju jeni kafshe dhe silleni si kafshe. Do shihemi sepse ti mendon se tia kalosh lehte me mua. Ti qenke kafshe ju jeni mesuar me serbet ndaj silleni ne kete menyre... citohet deklarata e Vokshit ne fletushke.

Por te rinjte edhe pse te irrituar nga kjo sjellje e me shume nga vendimi i dy kryeministrave te Kosoves dhe Shqiperise thone se ata do te sillen ne menyre te kulturuar.
Me kete forme te perkrahjes ne tregojme se kemi kulture qytetare citon nje prej te rinjve Express. A
i paralajmeron se pas kesaj do te kete edhe perkrahje tjera e qe sipas tij ka mundesi te kete protesta. Keta te rinj kerkojne qe policet e suspenduar menjehere te kthehen ne pune.

Por nuk jane vetem te rinjte prizrenas qe mbeshtesin policet e Kosoves tashme te pezulluar. Nje dite me pare publikisht Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te NjeriutKMDLNJ. Ky Keshilli njoftoi se e ka studiuar rastin e deputetes se Shqiperise Albana Vokshi dhe ne kete rast kane konstatuar se policet e Kosoves kane vepruar krejtesisht ne perputhje me ligjin dhe se ata jane fyer rende nga deputetja Vokshi.

Pezullimi i kater policeve ne kufi Bujar Shala polic kufitar Azem Mala pergjegjes per rajonin kufitar me Shqiperine Qemal Kroni komandant i pikes kufitare ne Vermice dhe Sylejman Hoxha u be pas nje incidenti me deputeten shqiptare Albana Vokshi. Policet ne piken kufitare ne Vermice kane ndaluar deputeten e Kuvendit te Shqiperise Albana Vokshi. Pas ketij incidenti Gjykata e Prizrenit kishte denuar me 250 euro deputeten ne fjale vendim i cili u terhoq me vone dhe dyshohet se eshte bere pas nderhyrjes se kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci dhe atij te Shqiperise Sali Berisha.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›