Themelohet Bashkimi Demokratik për Kaçanikun

Me iniciativë të një grupi qytetarësh nga komuna e Kaçanikut, është themeluar Iniciativa Qytetare “Bashkimi Demokratik për Kaçanikun”, subjekt politik i cili do të garojë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti.
BDK-ja do ta ketë listën e kandidatëve me 29 emra për zgjedhjet lokale 2013 dhe është në kërkim edhe të një kandidati për kryetar komune.
Lista e kandidatëve do të përfshijë emra të qytetarëve të dëshmuar të cilët për here të parë do të jenë në lista zgjedhore, pa ua mohuar mundësinë edhe të tjerëve të cilët e përqafojnë programin tonë për Kaçanikun./Indeksonline/