E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Krimi ben ligjinPS e ka gati zgjidhjen

Ne tryezen e organizuar nga opozita per kriminalitetin ne vend kryetari i opozites Edi Rama akuzoi qeverine se jo vetem nuk eshte e afte te luftoje krimin por eshte vete nje nxitese e tij. Rama tha se qeveria bashkepunon me personat e inkriminuar per te mbajtur ne kembe pushtetin.

Qeveria me vendimmarrjen e vet te erret me sulmet barbare ndaj prokurorise qe nuk kane rreshtur 6 vjet me radhe dhe me gradimin e pinjolleve te krimit ne postet e policise nuk ka bere gje tjeter vecse e ka inkurajuar krimin. Ashtu sic nuk ka asnje dyshim se kur padrejtesia me qellim perfitimi behet shtyse ne vendimet dhe veprimet e qeverise cdo i ri i terhequr prej krimit e ka nje shtyse te forte me shume per ta sfiduar drejtesine qe misheron Kushtetua ligji e morali shoqeror tha Rama.

Duke u ndalur te grafiku me shifrat konkrete te kriminalitetit Rama tha se kurba eshte e qarte ka nje rritje alarmante te tij. Sipas kreut socialist krimi po e mbyt Shqiperine dita dites duke e lidhur rritjen e pasigurise ne vend edhe me rritjen e papunesise.

Ne nje vend me 1 milion te papune ku policia e shtetit trajtohet si zyre per te punesuar sherbetore te partive te qeverise kushurinj apo miq krahinore dhe ende me keq njerez me precedente penale per fushata elektorale nuk ka se si krimi te mos e vere poshte shtetin tha Rama.

Kryetari i grupit te punes per rendin dhe sigurine deputeti Gjoni tha se po nxitet nje polarizim i vendit ne ndarjen jug veri apo nje nxitje per ndarje fetare.

Jane thelluar ndjeshem ndarjet veri jug. Po punohet per ngritjen e mureve ndarese mes tre besimeve kryesore fetare. Nje rrezik tjeter eshte kercenimi real ndaj integritetit te kufijve te Shqiperise. Kjo qeveri e ka lane vendin ne 100 vjetorin e krijimit te shtetit pa kufij zyrtare tha Gjoni.

Pas shpjegimit te numrit teper te larte te papunesise ne 1 milione vete ne vend Beqaj e krahasoi situaten e rendit vetem me vitin 97. Tashme nenvizoi Sekretari Beqaj siguria publike po rreshket ne drejtim te paditur.

Vjedhja e bankave nuk eshte me lajm i habitshem. Tani ndodh cdo muaj. As shperthimet me telekomande te makinave nuk habisin me. As vrasjet profesioniste nuk habisin me. Por halli yne eshte se siguria ne vend po rreshket ne drejtim te paditur tha Beqaj.

Socialistet jane angazhuar te shkruajne ne programin e ri politik qe po diskutojne strategjine e plote per uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurise publike edhe permes politikave sociale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›