Thesari i Ali Pashe Tepelenes

Ka dy dite qe nje 65 vjecar grekoaustralian ka filluar germimet me lejen e organeve greke per te zbuluar ne baze te miteve qe jane trasheguar brez pas brezi thesarin e fshehur dhe te pagjetur te Ali Pashe Tepelenes duke shpresuar te behet nje Kont i Monte Kristos modern apo ashtu sic e quajne vendasit nje Indiana Xhons i diteve te sotme.
Ethet e arit ne fshatin Vasiliki qe ka marre emrin e gruas se Pashait legjendar nga Tepelena kane filluar qysh para disa muajsh kur Vangjelis Dhimas nje kerkues i hershem i thesareve ka mberritur nga Australia e larget dhe me nje harte dhe nje dokument teper te rendesishem historik dhe planimetrik qe ka paraqitur prane bashkise se komunes ka mundur ti binde organet vendore se me shume se 30 tone ar ne monedha dhe bizhuteri me nje vlere kolosale ndodhen te fshehura rreth 35 metra nen toke.
Megjithese e di per sa behet fjale perafersisht nuk mund tua them por eshte nje sasi teper e madhe. Nuk e di nese do te shpetoje Greqia apo jo por me siguri do te ndihmoje shume jashte mase shprehet Vangjelis Dhimas kerkues i thesarit.
Kerkuesi grekoaustralian qe foli ekskluzivisht per Top Channel pershkroi edhe fazen ne te cilen ndodheshin punimet.
Jemi ne nje faze ku po kryejme nje shpim qe te zbresim atje ku une besoj se gjendet thesari dhe te bejme nje xhirim me kamera. Me pas do te shkojme ne nje faze te dyte nje sistem i ashtuquajtur lsquori-fi-fi i ngjashem me ate qe u perdor ne Kili thote Vangjelis Dhimas.
Sipas banoreve Ali Pashai zgjodhi pikerisht fshatin ku banonte gruaja e tij zonja Vasiliki per arsye se nga ky vend kalonin karvanet me taksat e zones se Thesalise drejt Janines.
Nese thesari ekziston atehere sipas ligjeve greke 50 e vleres se tij i kalon shtetit 11 do te ndajne komuna e fshatit dhe banoret ndersa pjesen tjeter do e marre kerkuesi. Vendasit jane sa mosbesues aq edhe optimiste.
Sic na thote ai ka shpresa te medha se 100 do te gjendet pohon nje banor i zones.
Besojme se ekziston. Na ka bere kaq optimiste sa te gjithe shpresojme shprehet Dhimitris Basaras nepunes i komunes.
Ishalla ekzsiton dhe te shpetoje fshati Vasiliki te shpetoje Jorgos Papandreu te rritet ekonomia te shpetojne njerezit thekson nje tjeter banor.
Ali Pashe Tepelena themeluesi i Pashallekut autonom te Janines eshte i njohur ne Greqi si njeriu qe tregoi pak perpara se te fillonte revolucioni grek se Porta e Larte mund te luftohej.
Megjithese ai u vra ne 1822 si kundershtar i saj mediat turke pretendojne se ne rast se do te zbulohet thesari Ankaraja do kerkoje nje pjese te madhe te tij perderisa behet fjale per haracet e kohes se Perandorise Osmane.
Por keto publikime te shtypit fqinj nuk i shqetesojne aspak banoret vendas qe tashme para se te bien te flene nuk urojne me njeri-tjetrin gjume te embel por gjume te florinjte.