E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi peticion ministrise

Biznesi i Fierit i eshte drejtuar me nje peticion qeverise shqiptare dhe Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes per tu angazhuar dhe lejuar konkurrencen ne tregun energjetik.

Shkeputjet e vazhdueshme te energjise elektrike si dhe justifikimet per remonte here pas here nga OSSH-ja kane detyruar biznesin qe te kerkoje mbrojtje dhe konkurrence edhe per kete sektor.

Perfaqesuesja e tyre Dhoma e Tregtise dhe Industrise Fier ka kerkuar nderhyrjen e shtetit per te lejuar futjen ne treg edhe te ndonje operatori tjeter me qellim shtimin e konkurrences dhe perfitimin e nje sherbimi me cilesor.

Ne jemi te ekspozuar dhe te varur nga nje biznes tjeter dhe kjo nuk eshte normale. Dritat ikin pa lajmeruar mungojne per ore te tera demtojne aparatura mallra deme te konsiderueshme ne biznesin tone dhe askush nuk mban pergjegjesi. A eshte privat OSSH-ja Ashtu sic na kerkohet llogari per sherbimet dhe mungesen e korrektesise apo te tjera sherbime qe i kryejme dhe nese prekim ndokend na terhiqet vemendje perse ketij operatori te mos ti behet e njejta gje ka thene kreu i Dhomes se Tregtise Shezai Cobo.

Biznesmenet i jane drejtuar me leter ankese dhe Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes.

Ashtu si lejohen hapjet e shume aktiviteteve private qe konkurrojne mes tyre per te rritur cilesine e prodhimit apo sherbimit edhe ne kete fushe shteti le te lejoje hyrjen e ndonje apo dhe dy operatoreve te tjere me qellim konkurrimin dhe rritjen e cilesise se shperndarjes energjetike. Kjo eshte nje garanci per biznesin por dhe te gjithe qytetaret qe paguajne cdo konsum por nga ana tjeter nuk demshperblehen per te gjitha demet qe shkakton nderprerja dhe luhatja e vazhdueshme e tensionit ka thene Cobo i cili nuk ka mundur te gjeje asnje zgjidhje ne keto tre muaj nderprerjesh te vazhdueshme te energjise ne filialin e OSSH-se Fier i cili pothuajse eshte shperbere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›