E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thethi i bllokuar nga debora

10 kilometra rrugë nga Qafa e Thores deri në fshatin Theth është ende e bllokuar nga dëbora. Banorët e zonës të mësuar me borën kete rruge kane nisur ta bejne ne kembe madje ka dhe nga ato turiste te huaj qe e marrin nje aventure te tille.

Pergjegjesi i Zyres se sherbimeve ne komunen Shale, duke pare se institucionet pergjegjese nuk vene dore vete, komuna Shale me fondet e saj te pakta keto dite ka vendosur nje mjet per hapjen e rruges.

Dhe pronarët e haneve ne Theth raportojne nje situate teper te veshtire te turizmit, bllokimi i rruges nga bora, mungesa energjise elektrike ne fshat, mungesa e mjekut dhe e Postes se Policise.

Çdo vit kjo pjese rruge mbetet e bllokuar nga debora deri ne mesin e muajit maj, por edhe me gjate per shkak se eshte nje zone qe gjate sezonit dimeror mbulohet nga nje trashesi debore shume e madhe dhe nuk eshte e ekspozuar nga dielli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›