E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Integrimi sfida me e madhe e vendit

Kreu i vendit Bamir Topi, në Ditën e Drejtësisë bën thirrje për reflektim për të bërë më të mirën për sfidën më të madhe të vendit, atë të marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, gjatë pritjes për Ditën e Drejtësisë, kreu i shtetit ka tërhequr vëmendjen se sa i rëndësishëm është funksionimi normal i sistemit të drejtësisë, si garant i një demokracie funksionale e me standarde.

 “Dita e Drejtësisë festohet sot në vitin e 100- vjetorit të pavarësisë së vendit dhe kjo është ngjarje e një gëzimi mbarëkombëtar. Sa i takon integrimit, funksionimi i gjyqësorit është në themel të një shoqërie demokratike, normale dhe garant i saj, përmirësimi i gjyqësorit, konsolidimit të tij, pavarësia e paanshmëria, lufta ndaj korrupsionit dhe trajtimit të njëanshëm të çështjeve janë garantimi i demokracisë. Demokracia funksionale është e lidhur me funksionimin normal të gjyqësorit”, theksoi Topi.

Sipas tij, shqiptarët kanë të drejtë t`u ofrohet një drejtësi e standardizuar, profesionale me integritet të lartë moral për të drejtat dhe liritë themelore të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›