E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thethi mahnit turistët nga e gjithë bota: “Një magji që të mbërthen dhe të bën të rikthehesh”

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është vetëm një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet gjatë në kujtesën e kujtdo që e viziton.

Nga Australia e Zelanda e Re, deri në Francë, Austri e Gjermani, turistë nga çdo cep i globit e kanë vendosur këtë fshat piktoresk në listën e vendeve më të preferuara.

Të apasionuarit pas ecjes në natyrë e gjejnë Thethin si një strehë të përsosur për eksplorimin e shtigjeve malore, ndërsa bukuritë natyrore, tradita dhe mikpritja shqiptare e bëjnë vizitën të paharrueshme.

Përveç shtigjeve malore dhe bukurive të natyrës, Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët. Një “zip-line” spektakolar u jep vizitorëve emocionin e adrenalinës dhe pamjen unike të fshatit nga lart, duke e bërë eksperiencën edhe më të veçantë.

Me natyrën që mahnit dhe aventurat që të mbushin me energji, Thethi vazhdon të fitojë zemrat e turistëve nga e gjithë bota.

Gazetar: Adrian Hoti

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›