E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet letra në anglisht e Buonapartës

Në një ankand të organizuar në jug të Parisit, është shitur një letër e rrallë e shkruar në anglisht e Napoleon Buonapartës. Letra është shitur për shifrën rekorde prej 325,000 eurosh.

Çmimi fillestar ishte pesëfish më i ulët, por rëndësia e madhe historike bëri që vlera e saj të rritej shumë shpejt, njoftuan organizatorët.

Letra, që ka një format standard, paraqet një detyrë shtëpie që Buonaparta po ia dërgonte për korrigjim mësueses së tij të anglishtes. Në kohën kur ish-udhëheqësi i madh francez e shkroi këtë letër, më 1816, ishte i internuar nga anglezët në ishullin e Shën Helenës, në Atlantikun Jugor.

Kjo është vetëm një prej tri letrave të shkruara në anglisht nga Buonaparta. Ndryshe, Buonaparta kishte një përbuzje të madhe ndaj anglezëve dhe gjuhën e tyre filloi ta mësojë vetëm në vitet e fundit të jetës së tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›