Thierry Henry mund të skualifikohet, do mungojë në Botëror
Sulmuesi francez Thierry Henry mund të mungojë në Botërorin e vitit të ardhshëm si pasojë e një skualifikimi. Siç bën të ditur "Telegraf", për organizmin më të lartë të futbollit botëror, FIFA mund të jetë kjo zgjidhja e mundshme për të dalë nga një situatë shumë e vështirë pas kërkesës së Irlandës për të përsëritur ndeshjen. Kjo kërkesë e Irlandës për të riluajtur ndeshjen për të mos krijuar një precedent të rrezikshmë me shumë mundësi do të hidhet poshtë, por Presidenti Sep Blater për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet mund të kërkojë për francezin një stop të gjatë që mund të bëjë që Henry të humbasë edhe Botërorin Afrikan.Gjithsesi asgjë nuk është zyrtare dhe ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.