E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy president i BE

Shefat e shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian kanë zgjedhur kryeministrin belg Herman Van Rompuy president të parë të BE-së, ndërsa komisionerja e BE-së për Tregtinë, baronesha britanike Catherine Ashton, është caktuar shefe e punëve të jashtme.

Konsensusi është arritur të enjten në Bruksel, pasi Britania e Madhe tërhoqi insistimin që ish-kryeministri britanik Tony Blair të ishte president, ndërkohë që Franca dhe Gjermania ishin mbështes të kryeministrit belg.

Caktim i Van Rompuy si president dhe Ashton në postin e ri, që është krijuar me Traktatin e Lisbonës, ka për qëllim të përforcojë pozitën dhe politikën e përbashkët ekonomike, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›