E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje anonime e mesazhe kercenuese Rasti i gazetares Sebahate Shala ne Kosove

Zyrtare te PDK-se jane shprehur se partia e tyre vazhdimisht eshte angazhuar per media te lira. Ne kete kontekst ata denojne cfaredolloj kercenimi qe i behet gazetareve ne Kosove. Reagimi i PDK-se erdhi pasi organizata Reportere pa kufij kishte denuar kercenimin dhe trajtimin e nje gazetareje te agjencise kosovare te lajmeve Kosovapress Sebahate Shala e cila kishte pyetur zevendeshefin e UNMIK-ut Andy Sparks nese ishte normale qe ne listat zgjedhore te gjenden edhe dy anetare te Partise Demokratike te Kosoves te cilet jane nen hetime per korrupsion dhe vrasje.

Shkrimi i Sebahate Shales u hoq nga faqja e agjencise

Pergjigja e zotit Sparks ishte se kjo nuk eshte e mire per imazhin e Kosoves. Pikerisht kete pergjigje gazetarja Sebahate Shala e kishte publikuar ne agjencine e lajmeve Kosovapress duke permendur edhe emrat e dy zyrtareve te larte te PDK-se qe po hetohen nga misioni EULEX. Gazetarja Sebahate Shala i tha radios Deutsche Welle se artikulli i saj vetem disa ore pas publikimit eshte hequr nga faqja e agjencise dhe ajo me vone ka marre disa mesazhe qe ajo i cileson kercenuese.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Reportere pa kufij

Shala Kane qene disa mesazhe qe thone se pyetja ime ka qene antikombetare dhe tendencioze. Ki kujdes dhe presim reagim pozitiv nga ti. Me vone une kam pasur edhe kater thirrje anonime dhe pas kesaj une jam detyruar ta mbyll telefonin thote Sebahate Shala qe nuk specifikon emra se nga kush ka mare mesazhe kercenuese.

Partia Demokratike pohon senuk ka dijeni per kercenime

Nderkohe zyrtare te Partise Demokratike te Kosoves qepermendet ne reagimin e Reportereve pa kufij dhe kukerkohet qe kjo parti publikisht te denoje kercenimin ndaj gazetares thone se ata nuk jane ne dijeni te ndonje kercenimi. Zedhenesi i PDK-se Blerand Stavileci thote per Deutsche Welle-n se kjo parti megjithate denon cdo kercenim ndaj gazetareve dhe vazhdimisht angazhohet per lirine e mendimit dhe fjalen e lire. Stavileci Ka raste kur gazetaret per arsye te ndryshme qe ndoshta shpeshhere mund te jene te natyres subjektive mund te deklarojne edhe dicka te kundert megjithate ne u mbetemi besnik vetem fakteve dhe argumenteve dhe sa here qe faktet dhe argumentat jane ne anen e atyre qe kane te drejte atehere ne padyshim se jemi perkrah ketyre njerezve dhe ketyre personave.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetare gjate punes pamje simbolike

Kosovapress ndjehet e keqtrajtuar

Organizata Reporteret pa kufij kritikon dhe agjencine e lajmeve Kosovapress per trajtimin qe i eshte bere gazetares Sebahate Shala duke kerkuar solidaritet te detyruar per gazetaren. Por kryeredaktori i kesaj agjencie Fadil Bajraktari i tha DW-se se reagimi i Reportereve pa kufij ishte i ashper dhe jo i sakte.

Bajraktari Solidariteti eshte nje prej parimeve kryesore qe agjencia Kosovapress e ka respektuar ndaj gazetareve te vet kur ata jane kercenuar. Sebahate Shala nuk na ka njoftuar ne se ka marre mesazhe kercenuese sepse po te na kishte njoftuar ne kishim reaguar edhe ne perputhje me masat ligjore. Sebahatja vetem na ka njoftuar se largohet nga puna dhe tere kjo ngjarje ka ndodhur 24 ore pas botimit te reagimit te zevendesshefit te EULEX-it.


Sebahate Shala nga ana e saj thote se eshte detyruar te largohet nga puna sepse nga agjencia e lajmeve eshte hequr shkrimi i saj baze ndersa eshte publikuar vetem reagimi i zotit Sparks. Ajo thote se heqja e artikullit te saj nga faqja zyrtare e agjencise Kosovapress nenkupton nderhyrje te drejperdrejte te pushtetit mbi agjencine dhe paaftesi te agjencise per ta mbrojtur artikullin e publikuar. Ne raportin vjetor te Reportereve pa kufij Kosova u radhit ne vendin e 92 per shkallen e lirise se mediave. Ne vitin 2009 Kosova ishte radhitur ne vendin e 75.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›