E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike ne ankand sendet e trafikanteve

Autoritetet meksikane po zhvillojne nje ankand me mijera sende luksoze qe variojne nga unaza dore e deri tek avione private.

Objektet me te shtrenjta ne ankandin qe po zhvillohet ne Qytetin e Meksikos jane nje ore dore me vlere 300 mije dollare dhe nje unaze me diamante qe vlen 70 mije paund.

Shumica e objekteve u jane sekuestruar trafikanteve te droges ndersa pjesa tjeter jane ndaluar ne dogana per shkak te shkeljes se rregullave te importit.

Ankandi i ndare ne 590 faza synon te shese rreth 12 milione objekte. Mes sendeve te para qe jane shitur ka qene nje sahat me ar i tipit Piaget qe ka kushtuar rreth 44 mije paund.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›