E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thirrje për diplomatët e rinj, Rama: Bëhuni pjesë e skuadrës për integrimin e Shqipërisë në BE

Qeveria shqiptare vazhdon thirrjet për bashkimin e profesionistëve të rinj në skuadrën e marrëdhënieve me jashtë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një postim në Facebook, kryeministri shkruan se thirrja publike është e hapur për të gjithë diplomatët dhe profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Edi Rama u sugjeron të rinjve të aplikojnë dhe konkurojnë për t’u bërë pjesë e skuadrës shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen publike për të gjithë diplomatët e profesionistët e rinj të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend apo ata jashtë vendit, të cilët janë angazhuar me institucione ndërkombëtare, për të aplikuar dhe konkurruar për t’u bërë pjesë e #TeamAlbania4EU në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësia jonë do të rritet në numër e në ekspertizë, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›