Burgjet gati projekti per punesimin e 606 te denuarve
Lajmi u pohua dje nga drejtori i Pergjithshem i Burgjeve Gazmend Dibra ne nje aktivitet me rastin e 10 dhjetorit Dites Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut. Para te pranishmeve Dibra paraqiti analizen nje vjecare ne drejtim te rehabilitimit te personave me liri te kufizuar ne institucionet e paraburgimit dhe te vuajtjes se denimit ne vend. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne bashkepunim me perfaqesues te Ministrise se Drejtesise ka perfunduar organiken e punesimit te te denuarve dhe te paraburgosurve nga e cila do te perfitojne 606 persona. Keta
persona do te perfshihen ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe do te shperblehen sipas pozicionit dhe punes se kryer. Deri me tani te denuarit dhe te paraburgosurit perfitonin nje shume te pakonsiderueshme per punen e tyre u shpreh Dibra.
Dibra e cilesoi dje miratimin e Rregullores se Pergjithshme te Burgjeve ne mars te vitit 2009 si element te rendesishem per trajtimin me human te barabarte dhe pa diskriminim mes te paraburgosurve dhe te denuarve. Neni 41 i rregullores u jep te drejten dhe fshehtesine e korrespondences bisedave telefonike me avokatet duke pasur kohe te mjaftueshme ne konfidence te plote u shpreh Dibra. Njekohesisht u theksua se jane bere disa ndryshime ne nenin 57 dhe 61 te rregullores me qellim shtimin e numrit te bisedave telefonike dhe kohezgjatjen si dhe rritjen e numrit te takimeve me familjaret. Pjese e aktivitetit ku ishin te pranishem edhe perfaqesues te Ministrise se Drejtesise dhe te UNICEF-it ishte edhe nje ekspozite me punimet me te mira artistike te vitit 2010 nga te denuar dhe te paraburgosur. Ne fund te aktivitetit u shperndane disa cmime ku me punimin artistik me te mire u vleresua Violeta Shabi nga IEVP Ali Demi Tirane per pikturen me te mire Fation Gjojdeshi nga IEVP Vlore dhe per fjalen artistike Elvis Babaj nga IEVP Korce.
Merr leje arratiset nga Benca i denuari
GJIROKASTER - Nje i denuar me 13 vjet burg per grabitje me dhune eshte larguar nga burgu i Bences pasi ka marre leje tre ditore. Leja eshte dhene nga autoritetet e burgut te sigurise se larte ne Bence te Tepelenes. I denuari nuk eshte rikthyer me ne vendin e vuajtjes se denimit ndersa dje eshte shpallur ne kerkim nga policia. Familjaret kane thene se Besnik Kreci 34 vjec ka shkuar ne shtepi pasi kishte marre leje nga burgu dhe me pas eshte larguar ne drejtim te paditur. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ndersa dje policia e Gjirokastres ka ngritur postblloqe dhe ka publikuar foton e te denuarit Besnik Kreci ne pikat kufitare. Besnik Kreci ishte denuar me 13 vjet heqje lirie por fale amnistise se atij i ishin falur nga Presidenti i Republikes disa vjet dhe i kishin ngelur edhe 12 muaj per te vuajtur. I arratisuri u denua 7 vjet me pare nga Gjykata e Tepelenes per nje grabitje me arme ne vitin 1999 ne aksin nacional Memaliaj-Mallakaster.
Armand Bajrami