E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrjet e Agimit të Artë, policia padit disa grekë dhe shqiptarë. Reagon edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit

AGIMI-I-ARTE-12_13Policia e Vlorës shpërndau një njoftim zyrtar në lidhje me atë çka ndodhi në qytetin e Himarës, ku gjatë përkujtimores (3-vjetori i vdekjes) të shtetasit Aristotel Guma,nga disa persona të pranishëm në këtë përkujtimore, shtetas shqiptarë dhe grekë, janë bërë thirrje për urrejtje nacionale.

Nga ana e strukturave të drejtorisë së policisë Vlorë janë kryer të gjitha veprimet e para procedurale dhe materialet janë dërguar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të disa shtetasve shqiptarë dhe grekë për veprën penale Thirrje për urrejtje nacionale parashikuar nga neni 266 e 25 i Kodit Penal. Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po punojnë për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, thuhet në deklaratën e policisë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Në këtë vështrim, shfrytëzimi i rasteve të tilla për qëllime të errëta dhe provokative nga disa përfaqësues të Agimit të Artë, të ardhur nga Greqia në Himarë, pikërisht ditën e kësaj ceremonie, janë jo vetëm të papranueshme por edhe ligjërisht të dënueshme. KSHH është i ndërgjegjshëm se thirrje të tilla, jo vetëm nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis popullit shqiptar dhe atij grek, por përkundrazi, ato bien ndesh me to. Megjithatë, raste të tilla duhen parandaluar. Pikërisht për këtë arsye, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) e shikon me vend ti sugjerojë Ministrisë sonë të Jashtme, të ndërmarrë hapat përkatëse pranë autoriteteve greke, jo vetëm sepse veprime të tilla nuk i shërbejnë popujve dhe qeverive tona, por ato janë të dënueshme edhe nga legjislacionet përkatëse të vendeve demokratike, thuhet në deklaratën e tyre./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›