Thirrjet nacionaliste ne finalen e Kupes se Maqedonise
Thirrjet nacionaliste të tifozëve kanë ndërprerë finalen e Kupës së Maqedonisë midis dy klubeve tetovare – Shkëndisë që është klub i shqiptarëve dhe Teteksit, që është klub i maqedonasve. Ndeshja u ndërpre në fillim të pjesës së parë, kur rezultati ende ishte 0:0, pas thirrjeve nacionaliste nga të dyja anët e tifozëve. “Dhoma gazi për shqiptarët” ishin thirrjet e tifozëve maqedonas, ndërsa në anën tjetër nga “ballistët” e Shkëndijës më të zëshme ishin thirrjet “UÇK, UÇK”, e të tjera. Përfaqësuesit e dy klubeve shprehen dëshpërim nga kjo rrjedhë e ndeshjes, dhe thane se në këtë rast nacionalizmi mposhti sportin. Falë masave të rrepta të policisë, nuk ka pasur incidente fizike edhe pse ekzistonte frikë se mund të ndodhë edhe një skenar i tillë. Finalja do përsëritet të dielën por pa praninë e tifozëve.