E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do të jetë Topi i Artë?

Pas triumfit të Bayern Munchen në Ligën e Kampionëvem dilemë e madhe do të jetë se kush mund të jetë fitues i Topit të Artë për këtë vit. Në të shumtën e rasteve favorit janë lojtarët që kanë triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Frank Ribery po përmendet si një nga opsionet më të mundshme që mund të fitoi këtë çmim. Tek lojtarët e Bayernit po përmenden edhe emrat e Muller dhe Schweinsteiger.

Në anën tjetër në listën e ngushtë do të jetë edhe Lionel Messi i cili mbetet golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në futbollin evropian.

Ronaldo poashtu mund të jetë në treshe por që vështirë mund të jetë fitues pasi që këtë edicion nuk ka asnjë kupë të vetme të fituar me Realin.

Edhe Lewandowski përmendet si një nga lojtarët e mundshëm ndërsa sa i përket portierit më të mirë gjasat më të mëdha janë që të fitoj Manuel Neuer./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›