E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet raciste,protestë para ambasadës grekë


Më shumë se 50 studentë nga Shkodra, Vlora, dhe Tirana të mbuluar me flamuj shqiptarë kanë protestuar sot rreth orës 13:00 para ambasadës greke në Tiranë, me parrulla dhe pankarta kundër shtetit grek. Qëllimi i kësaj proteste sipas drejtuesit të saj, Redan Bushati ishte kundërshtimi i videos së 3 ditëve më parë, ku një kontigjent i marinës greke ka kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve . Sipas Bushatit, përfaqësues i studentëve të Shkodrës, kjo protestë financohet nga Besnik Rama, drejtues i degës së Partisë Demokratike në shtetin gjerman.
"Shqipëri etnike", "Poshtë Greqia", "O sa mirë me qenë shqiptar", Pa Kosovë e çamëri nuk ka Shqipëri". Këto janë disa nga shprehjet me theks të qartë nacionalist, që kanë hedhur ata gjatë protestës. Para ambasadës kanë qendruar përreth 1 orë dhe forcat e policisë, në rast të përshkallëzimit të situatës.
Kjo protestë vjen vetëm 3 ditë pas publikimit të videos me elementë fyes ndaj shqiptarëve. Pas kësaj videoje ambasadori grek në Tiranë Nikolaos Pazios kërkoi falje për këtë që ai e cilësoi si një gjest të shëmtuar dhe të dënueshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›