E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elin planifikon divorcin me Tiger

Sipas një lajmi, ELIN Nordegren do të caktoj datën e fillimit të divorcit me burrin e saj, Tiger Woods, pasi ky i fundit e kishte tradhtuar atë.

Ish modelja suedeze ka zgjedhur që të qëndroj me filantropin e golfit për të pasur më shumë kujdes për dy fëmijët e tyre – por tani ajo ka vendosur që t’i jep më shumë kohë martesës së tyre pasi Woods i është rikthyer golfit.

Elin (30) ka shkuar për të shikuar për procedurat e divorcit tek avokatët pasi Tiger kishte paralajmëruar se do të luaj në turneun “US Masters”, në muajin që vjen.

“Ajo ka shkruar dhe ka biseduar, i ka thënë avokatëve se ‘do ta përfundoj këtë gjë’. Kjo ka ndodhur pasi Tiger ka paralajmëruar që do të shkoj të garoj përsëri dhe se është larguar nga shprehitë e këqija”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Sunday Mirror”.

“Ai më të vërtetë ka qenë i fokusuar në familjen e tij, por ishte ndarë për një kohë pasi i ishte shtruar një terapie për shërimin e dhëmbëve”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›