Thomaso Rochi rikthen buzëqeshjen te Interi

Sulmuesi veteran i Interit, Thomaso Rochi ka rikthyer buzëqeshjen te Interin pasi që ka shënuar golin e vetëm në fitoren e neroazurëve ndaj Parmës.
Sulmuesi veteran italian e rikthej Interit te fitorja me golin e shënuar në minutën e 81 të ndeshjes. Rochi pranoj një asistim të bukur nga Jonathan për të goditur saktë në portë.
Me këtë fitore Inter kalon në pozitën e pestë me 53 pikë të tubuara për të shpresuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/