Richards kushton 17.5 milionë euro
Klubet që duan të transferojnë Micah Richardsin këtë verë, duhet ti paguajnë 17.5 milionë euro Manchester Cityt.
Forma e mirë e Pablo Zabaletas dhe dëmtimet e 24-vjeçarit, kanë bërë që ai të mendojë për një klub tjetër, ndërsa për këtë e ka njoftuar edhe kryesinë e klubit.
Milani, Arsenali dhe Liverpooli janë klubet që monitorojnë situatën e mbrojtësit të djathtë.