Thumanë-Kashar, segmenti pjesë e “Korridorit Blu” gati në 30 qershor

Aksi rrugor Thumanë – Kashar, që është pjesë e korridorit blu do të përfundojë në qershor të këtij viti.
Duke njoftuar këtë lajm kryeministri Edi Rama publikoi të shtunën pamjet nga punimet që janë duke u kryer aktualisht. Në disa segmente ka nisur asfaltimi.
Aksi Thumanë-Kashar, është një ndër akset më të rëndësishme që lidh veriun me jugun e Shqipërisë.
Aksi do të jetë i shpejtësisë së lartë duke përmbushur të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.
Rruga është rreth 21 km, ndërkohë që po ndërtohen edhe rrugët paralele për t’i dhënë mundësi qytetarëve të zgjedhin autostradën e shpejtësisë me pagesë ose rrugët paralele pa pagesë.
Në të janë ndërtuar një sërë veprash të tjera, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.
/ rtsh.al /