E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen rekord, pa Kosovë e Shqipëri

Më shumë se 170 milion shikues nga 36 vende pjesëmarrëse kanë ndjekur këtë vit Festivalin Europian që u mabj në Malmo të Suedisë dhe shpalli fituese Emmelie de Forest me “Teardrops” duke çuar trofeun në Danimarkë. Shifrat, krahasuar me vitin e kaluar, kanë pësuar një rritje të ndjeshme prej 54,6 milionë shikuesish.

Rritja më e madhe është regjistruar në Holandë, e cila arriti në finale për herë të parë që nga viti 2004, transmetojne mediat shqiptare. Këtë vit, festivali Evropian vërtetoi se është më i pëlqyer nga gratë se sa nga burrat, me një raport 57% me 43%.

Ndërkaq, Shqipëria dhe vende të tjera si Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Malta, San Marino, Sllovakia dhe Zvicra për shkak të mungesës së sistemeve të matjes së audiencës janë përjashtuar nga llogaritjet. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›