E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ti po vret poetet shtepite e tua do te boshatisen

Te shkruash do te thote te jetosh ndryshe brenda nje bote ideale pasi shkrimtaret jane mendimtare te shoqerise ideale e keshtu jane te merguarit e medhenj te shoqerise reale. Koha e artit dhe koha aktuale ferkohen perplasen me njera-tjetren ne ndergjegjen e shkrimtarit perplasja e madhe sjell krijimin e vepres.

Ne antikitet Homeri do te kendonte Iliaden ndergjegjen e tronditur te nje kohe dhe verberia fizike do te sfidonte aktualitetin e do te iluminonte te gjitha kohet.

Ende edhe sot pas qindra e mijera vjetesh shkrimtari mbetet rikrijuesi i kohes dhe prijesi i ardhmerive historike. Ky i merguar i madh pergjithmone rebel krijon mrekullisht ne vetmine e persosur vepren ate qe mbetet testamenti i tij ne tejkohesi.

Te shkruarit eshte akti me i vetmuar ne bote e aty shkrihen treten zhbehen kufijte vete kohet tejkalohen dhe mrekullisht krijohet bota dhe ideali i tij.

Shkrimtari ka aftesine te trondite regjimet keshtu ka ndodhur ne te gjitha kohet dhe shembujt e jashtezakonshem vijne nga veriu dhe jugu i botes nga lindja dhe perendimi i saj.

Megjithese pas 20 vitesh te renies se Murit te Berlinit shoqeria dhe ndergjegjja ende tronditen nga persekutimi qe u eshte bere shkrimtareve.

Qe ne kohet e Homerit shkrimtaret jane te ndeshkuarit e medhenj jane internuar p.sh. si Ovidi u jane shkaterruar veprat p.sh. si Eskilit jane burgosur si Saramango jane ekzekutuar si Vilson Blloshmi Genc Leka apo Havzi Nela. Jane perndjekur mohuar harruar menjanuar shkaterruar si Musine Kokalari jane mbajtur ne burgjet e ferrit te minierave si Visar Zhiti jane derguar ne barkun e nentokes si Sadik Bejko jane ndaluar te botohen e me e keqja u jane asgjesuar veprat.

Ende edhe sot shkrimtaret jane perballe rrezikut te ndeshkimit pasi ne cdo cep te ndritur a te harruar te botes gjendet pergjithmone nje Zeus qe ndeshkon Prometeun per shkak te iluminimit qe ai i sjell shoqerise dhe njerezimit.

Shkrimtarit kinez Liu Xiaobo president i PEN-it iu akordua cmimi Nobel per

paqen ndersa ai gjendet ne burg.

Herta Myler e PEN-it gjerman edhe kjo

laureate e Nobelit ne letersi tronditi boten me deshmite e saj per krimet e

diktaturave dhe perfshirjen e shkrimtareve ne sherbim te sigurimit te perdorur

per te shkaterruar shkrimtaret e tjere disidentet.

Mario Vargas Llosa president i International PEN laureat i Nobelit te ketij viti

ka provuar sproven e te jetuarit nen censure ashtu si shkrimtari yne gjenial Ismail Kadare i cili ka mundur te krijoje letersine e mrekullueshme ne kohen e absurdit ne shtetin qe vriste shkrimtaret dhe shkaterronte veprat e tyre.

Ndersa ne Itali ne qytetin e bukur te Bellagios ne liqenin e Comos mbahej konferenca nderkombetare e shkrimtareve te burgosur me shkrimtare nga te kater cepat e globit ne mendimet e mia vinte nje thenie biblike

Ti po vret poetet shtepite e tua do te boshatisen.

Ky mendim i trishte brenda meje rreshqiste e tretej me mjegullen e alpeve dhe liqenin me vjeshten e kuqerremte si gjaku i te vrareve ne Shqiperine e acarte te diktatures ku edhe Zoti ishte denuar me vdekje.

Ne tetarin e Comos ndertuar me stilin e Rilindjes Evropiane vargjet e Ismail Kadarese Saramangos Adonisit Clancier ishin shnderruar ne romanca nen zerin e kengetares lirike shoqeruar nga Shubert Shtraus Moxart e ne ate magji te artit mu kujtuan te gjitha akt-ekspertizat qe u beheshin vargjeve te poeteve shqiptare denimet qe ne Shqiperi u beheshin poeteve. Saharaja - dhe akt-ekspertiza qe e shpalli poetin Vilson Blloshmi te rrezikshem per shtetin diktatorial. Shtepia e vjeter e Genc Lekes akt-ekspertiza e se ciles e shpalli ate fajtor dhe armik te diktatures. Trendafilat e Visar Zhitit etj.

Ismail Kadare me letren e tij tronditese ne shtypin shqiptar drejtuar Bedri Blloshmit shkruan Vezet e gjarprit jane shperndare gjithandej. Ne parathenien e librit prej balade te Sadik Bejkos Vilsoni dhe Grenci Kadare shkruan

Mediat italiane Corriere della sera Republica e Messangiero kishin botuar disa here kete shkrim te Kadarese Kur vriteshin poetet.

Fjale te lirise ishte botimi special i PEN qendres te Italise presidenti i se ciles poeti perkthyesi dhe gazetari i kultures ne Corriere dela Sera Sebastiano Grasso kishte ideuar se bashku me PEN qendren e Italise.

Umberto Eco Saramango Kadare dhe Adonis kishin shkruar paratheniet ndersa autoret shkrimtare te burgosur politike nga te kater cepat e globit kishin shkruar rrefimet e tyre tronditese per letersine qe kishin krijuar brenda dhe jashte burgut.

Te arrish te krijosh ne kushtet e izolimit total kur as letra as lapsi nuk gjenden do te thote ti drejtohesh ajrit kujteses memories te fshehesh ne pamundesi poezine tende dhe permes te krijuarit te artit tend te arrish te rikrijosh nje bote tjeter krejt te ndryshme nga ajo e burgut nje bote te lirise te cilen e ke e gjen dhe e shpik brenda teje. Te jetosh si ne dykohesine e Borgesit.

Visar Zhiti kryetar i Komitetit te Shkrimtareve te Burgosur ne PEN qendren e Shqiperise dhe njekohesisht anetar i PEN qendres te Italise do te trondiste audiencen me rrefimin e tij per Atin dhe Artin. Kjo do te thote te lindesh i denuar.

Por nese ne i referohemi Shqiperise mund te numerojme raste te pafundme shkrimtaresh perkthyesish artistesh te mohuar me vepra te asgjesuara dhe jete te asgjesuara. Cndodhi me Petro Markon Lasgush Poradecin Mitrush Kutelin Musine Kokalarin At Zef Pllumin e shume te tjere

Cpo ndodh sot me ata qe kane mundur ti mbijetojne burgut Shkrimtare poete te denuar dhe te lene ne harrese dhe mjerim teresor. Cndodhi me Jamarber Markon Cpo ndodh me Pano Tacin A nuk paska mundesine shteti shqiptar te rehabilitoje keta njerez te shpallur fajtore per lirine e fjales disidencen dhe librin e ndaluar apo shoqeria shqiptare ende nuk eshte gati te perballet me te verteten e saj

E verteta e shoqerise shqiptare eshte historia e saj e deformuar prodhimi i disidenteve te rreme dhe lartesimi i persekutoreve.

PEN qendra e Shqiperise pervec promovimit te letersise dhe kultures shqiptare sheh si prioritet te saj rivleresimin dhe demshperblimin jo vetem moral por edhe financiar te te gjithe atyre autoreve shqiptare qe u ndeshkuan per poezite e tyre per veprat e tyre ne diktature.

PEN qendra e Shqiperise do tu drejtohet institucioneve te shtetit shqiptar per ndertimin e nje kambane me gezhoja plumbash e cila duhet te vendoset ne nje vend te dukshem prane ish-Lidhjes se Shkrimtareve sot MTKRS me emrat e gdhendur te te gjithe artisteve shqiptare te mohuar te ndaluar te internuar te burgosur dhe te ekzekutuar per veprat e tyre.

Mbase kjo kambane do te na kujtoje faktin qe ne shqiptaret kemi ende nevoje per kujtesen historike qe shkrimtaret te mos jene me pre e dhunes per shkak te lirise.

Presidente e qendres PEN te Shqiperise

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›