E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayerni e meritoi, por 3 gola jo të rregullta i shënoi!

Se Bayern Muncheni e ka merituar fitoren ndaj Barcelonës, askush nuk e vë në dyshim këtë. Por edhe fakti se Bayern Munchen i ka shënuar 3 gola të dyshimta, poashtu nuk mund të hedhë poshtë askush këtë fakt.

Në analizat e bëra pas ndeshjes del se 3 golat e Bayernit kanë qenë të kontestueshëm. Goli i Gomez ishte për pak centimetra në ofsajd. Goli i Muller u shënua nga një situatë tejet e dyshimtë pasi që Dante kishte fauluar Piquen të cilin e mbajti me duar ndërsa e goditi mbi të topin me kokë.

Kulmi i gabimeve të gjyqtarit ishte një faul i qartë ndaj Jordi Albas kur Muller e rrëzoj atë me një goditje për ti lënë vendin Arjen Robenit për depërtim në gol./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›