Tifozët bardheblu qëllojnë arbitrin Kridens Meta, “luftë” në përfundim të Tirana-Bylis (VIDEO)
Ndeshja Tirana – Bylis u mbyll me rezultatin 2-2, sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Një takim që ishte mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët tanimë nuk e kanë më titullin kampion në këmbët e tyre.
Penalltia e akorduar nga Kridens Meta, u shndërrua në gol nga Adili. Dhe pikërisht ky 11-metërsh ka sjellë polemika në stadiumin “Arena Egnatia”.
Pas përfundimit të takimit, në fushë u futën edhe tifozët bardheblu duke goditur gjyqtarin Meta. Pamje që padyshim nuk i kanë hije lojës më të ndjekur në botë. Megjithatë gjithçka ka përfunduar dhe tanimë janë forcat e rendit ata që kanë marrë në dorë situatën. //Newsport.al
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
