E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët dhunojnë fizikisht presidentin e Partizanit, Albert Xhani

TIRANË- Dhunohet nga tifozët presidenti i klubit të futbollit Partizani, Albert Xhani. Lajmi është bëri i ditur nga policia e Tiranës, sipas të cilës dhuna ka ardhur nga tifozët e këtij klubi.

Ngjarja ka ndodhur sot përballë godinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mësohet se tifozët i kanë kërkuar Xhanit llogari për shkatërrimin e klubit.

Mësohet se policia ka bërë shoqërimin e 2 prej tifozëve.

Ekipi i Partizanit gjatë këtyre tre viteve të fundit por edhe aktualisht është në momentet më të vështira të historisë së tij, kur me vështërsi po përballon edhe mbijetesën në kategorinë e parë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›