Cassano nuk është në shitje

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 18:31
Trajneri i Milanit Massimiliano Allegri ka thënë se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin Antonio Cassano.
Reprezentuesi italian iu bashkua Milanit në janar 2011 por tashmë kanë filluar të qarkullojnë spekulime se ai mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës. Por, Allegri ka theksuar se Cassano do të ketë hapësirën e tij nëse mbetet me Rossonerët.
“Nuk kam dyshime nëse ai do të mbetet ose jo në klub. Varet prej tij nëse dëshiron të mbetet në një klub ku duhet të lufton për një vend dhe luan për të fituar tituj” tha Allegri.