Tifozet e Flamurtarit protestojne perpara stadiumit
Premtuan se do të protestonin dhe e mbajtën fjalën.
Dhjetra tifozë të Flamurtarit janë mbledhur mbrëmjen e së hënës përpara stadiumit për të kundërshtuar vendimin e fundit të klubit vlonjat për uljen e rrogave të lojtarëve dhe ndërtimin e një skuadre me futbollistë vendas.
Pa tension dhe vetëm me thirrjet dhe këngët me të cilat mbështesin skuadrën gjatë ndeshjeve, tifozët e Flamurtarit kanë qëndruar për 30 minuta përpara stadiumit. Ata janë dakord për idenë e një skuadre të gjithën vlonjate, por koha e zgjedhur nga drejtuesit është e gabuar.
Vendimi I klubit Flamurtari pritet të sjellë probleme në skuadër. Gjergji Muzaka është i pari i larguar, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të ndjekin edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm.
Në seancën e fundit, trajneri Ernest Gjoka nuk kishte në dispozicion të gjithë futbollistët.
Megjithatë të pranishëm ishin kapiteni Veliu si dhe mesfushori Zeqiri, dy prej emrave më të lakuar në merkato.