E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët e Skënderbeut besojnë, gati edhe stolat e rinj

Pasnesër do të mbërrijnë 3 mijë stola të porositura ditë më parë dhe do të fillojë edhe vendosja në tribunat A, B dhe përballë te tifozët. Duke i shtuar edhe 200 vendet e tribunës Gold, atëherë shkon në 3200 numri i atyre që do të ndjekin kampionët në shkallët e stadiumit “Skënderbeu” mbrëmjen e 24 korrikut. Dëshira e madhe që tifozët korçarë ta ndjekin Skënderbeun në shtëpi bëri që përfundimisht ndeshja Skënderbeu-Neftçi të mos luhet në fushë asnjanëse, por në shtëpinë e “ujqërve”. Kërkesat për një vend në stadiumin “Skënderbeu” janë të mëdha dhe biletat e asaj ndeshjeje nuk do të mund të mbërrijnë deri në sportelet e shitjeve, pasi janë të prenotuara që më parë. Tifozët besojnë se këtë radhë kualifikimi do të jetë i tyre, pasi nuk mund të dështojnë tri herë radhazi në Ligën e Kampioneve, pavarësisht vë-shtirësisë, nisur nga kundërshtari. Në dy vitet e fundit, kur Skënderbeu ka luajtur në Ligën e Kampioneve, stadiumi në Korçë ka qenë i mbushur dhe vjet tifozët kanë festuar gjatë në atë fitore 1-0 kundër Debrecenit, pavarësisht që në nde-shjen e kthimit Skënderbeu s’shkoi më tej.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›