Tigrat e Arkanit pas akteve te dhunes

Keshtu shkruan e perditshmja italiane La Repubblica ne edicionin on line te saj. Sipas gazetes ish-njesite paraushtarake serbe qe kane kryer masakra ne Ballkan u mblodhen dje ne Itali per te shkaktuar trazira.
Sipas burimit te ashtuquajturit tifoze vinin nga disa lokale periferike te Beogradit te njohur ndryshe si strofulla te dhunes serbe.
Por cili ka qene objektivi i vertete i tyre Sipas Milan Petrovic redaktor i se perditshmes Blic qellimi i tifozeve ultras ka qene politik.
Ti shkaktojne sa me shume probleme presidentit Tadic dhe qeverise se tij. Sidomos te krijojne nje klime destabiliteti per ta cuar vendin sa me shpejt ne zgjedhje te parakohshme shprehet Petrovic.
Bojan Pajtic kryetar i qeverise se provinces autonome te Vojvodines eshte edhe me i drejtperdrejte. Kjo turme nuk vepron ne menyre spontane. Ajo eshte ne sherbim te atij qe kerkon te na ndaloje me cdo mjet kthimin ne nje vend normal thote Pajtic.
Ne te njejten linje shprehet edhe kryetari i Federates Serbe te Futbollit Tomisllav Karaxhic. Ai qe organizoi keto protesta ndodhet ne Beograd. Ky eshte nje sulm qe i behet drejtperdrejt shtetit deklaron Karaxhic.