E Diel, 1 Nëntor 2026

Tigri i Vladimir Putinit ka ngordhur

Share

Vladimir Putin, i rikthyer si president në krye të Rusisë, adhuron të jetë në qendër të vëmendjes.

Për shkak se do të tregojë se është shumë i dashur me kafshët, në vitin 2008 udhëtoi në një park në Vladivostok.

Qëllimi ishte që të tregonte masat që ka marrë qeveria për të ruajtur nga zhdukja tigrin siberian.

Ndërsa po shëtisnin me grupin e xhirimit të televizionit shtetëror, ata sulmohen nga një tigër femër. Putin nxjerr menjëherë armën me qetësues dhe e nxjerr jashtë veprimit tigrin. Pamjet tregonin kafshën që po flinte, ndërkohë që Putin i vendoste në qafë një monitorues elektronike dhe i pëshpëriste në vesh: Mirupafshim.

Por gjithçka ka qenë një inskenim. Siç shkruan britanikja The Guardian, tigri ishte sjellë nga qindra kilometra larg, ku ndodhej në një kopsht zoologjik. Ai duhej ti priste rrugën Putinit. Por skandali nuk sos këtu. Tigri pas pak ditësh ka ngordhur. Shkaku: Putin e ka goditur me qetësues më shumë se çduhet. Në një periudhë të shkurtër ai e ka goditur me tre doza qetësuesish.

Por sërish në faqen e Vladimir Putin shfaqen fotot e tij me tigrin që kishte qetësuar dikur. Një aktivist i mbrojtjes së kafshëve thotë se është e lehtë të dallosh mashtrimin. Është e qartë se janë dy tigra të ndryshëm. Çdo tigër i ka vijat në trup unike- njësoj si shenjat e gishtave tek njerëzit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›