E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës- Fillon ndërtimi i ujësjellësit në zonën e plazhit

Durrës- Me afrimin e sezonit turistik, ka filluar puna për furnizimin me ujë të pijshëm të një prej zonave më problematike të Durrësit, ajo e plazhit.

I pranishëm në fillimin e punimeve ishte dhe Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, i cili deklaroi se është akorduar një fond prej 126 milionë lekësh dhe pritet që projekti të përfundojë në fillim të muajit gusht.

Do të zgjidhim përfundimisht çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë këta banorë. Gjendja e furnizimit këtu është jo e mirë, praktikisht banorët marrin një orë, një orë e gjysëm ujë në ditë dhe humbjet në rrjet janë 82%, deklaroi Oldashi

Gjithashtu një problematikë tjetër e kësaj zone është dhe rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza, të cilat për pasojë sjellin dhe ndotjen e detit. Për këtë gjë ministri Oldashi është shprehur se është mbyllur prokurimi për ndërtimin e rrjetit dytësor të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe brenda disa muajve do të bëhet lidhja e tij me rrjetin kryesor.

Zona e plazhit ka qenë gjithmonë problematike për furnizimin me ujë të pijshëm dhe ndotjen e plazhit, sidomos gjatë sezonit turistik.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Durrës- ‘Hidhet në erë’ një shtëpi në zonën e plazhit Durrës- Një shtëpi në zonën e plazhit në Durrës është...
  2. Furnizimi me ujë i plazhit të Durrësit, nisin investimet në rrjet Durrës- Sistemi i ujësjellës kanalizimeve në qytetin e Durrësit do...
  3. Tepelena pa ujë, riformatohet bordi i Ujësjellësit Tepelenë- Rrethi i Telepenës po vuan problematiken e furnizimit me...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›